Studentët marshojnë në Prishtinë: “Liria ka emër”, protesta për ish-krerët e UÇK-së

Një marshim paqësor është zhvilluar sot në Prishtinë nga studentë të Universitetit të Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Marshimi ka nisur rreth orës 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe ka vazhduar drejt sheshit “Skënderbeu”, ku janë mbajtur edhe fjalime. Organizatorët e kanë paraqitur aktivitetin si një thirrje për unitet, dinjitet dhe solidaritet.

Pamje nga protesta kanë qarkulluar gjatë ditës në rrjete sociale, ndërsa në shesh janë parë studentë me pankarta dhe simbole në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *