Gjendet granatë dore dhe 9 fishekë në Vushtrri – policia siguron zonën

Një granatë dore dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë janë gjetur në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri.

Rasti është raportuar pasi disa fëmijë e kanë vërejtur mjetin e dyshimtë dhe kanë njoftuar një kalimtar, i cili më pas ka kontaktuar Policinë e Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën. Njësitë përkatëse kanë sekuestruar granatën e dorës dhe nëntë gëzhojat e pushkës së gjuetisë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke vazhduar. Rasti është iniciuar për posedim të paautorizuar të armëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *