Pas kaq shumë aludimesh, Sarah Berisha e konfirmon: ‘Nuk jemi më bashkë’

Pas disa javësh aludimesh në rrjetet sociale, Sarah Berisha ka konfirmuar publikisht se lidhja e saj me DJ PM ka përfunduar.

Konfirmimi erdhi përmes një pyetjeje nga një ndjekës në Instagram. Sarah u përgjigj se ata nuk janë më bashkë dhe sqaroi se ndarja ka ndodhur prej disa muajsh, pra përpara se lajmi të fillonte të qarkullonte gjerësisht.

Çifti ishte bërë i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania” dhe më pas lidhja e tyre kishte vazhduar edhe jashtë ekranit.

Sarah tha gjithashtu se dëshironte ta sqaronte situatën për shkak të njerëzve që i kishin ndjekur dhe mbështetur gjatë lidhjes. Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyet e ndarjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *