Përleshje te Rrethi i Flamurit, dy persona të lënduar

Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën mbrëma, rreth orës 20:00, te Rrethi i Flamurit në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas informatave fillestare, të dy personat kanë pësuar lëndime që dyshohet se janë shkaktuar nga mjete të mprehta

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rastin. 

Deri në publikimin e raportimeve të para, nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në përleshje apo nëse ka persona të arrestuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *