Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, është shfaqur në një video të re duke kënduar së bashku me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në një atmosferë festive.
Pamjet, të publikuara në Instagram, tregojnë Paunoviqin dhe Daçiqin duke kënduar ndërsa në sfond performon një bend. Sipas raportimeve, në këtë atmosferë ishin të pranishme edhe këngë me motive nacionaliste dhe simbole serbe.
Videoja është publikuar disa javë pasi Paunoviq shkaktoi reagime të shumta me deklaratën se, po të kishte qenë në vendin e ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Më pas, ajo u përpoq ta sqaronte deklaratën, duke thënë se kishte përdorur termin “spastrim etnik” për të përshkruar largimin e njerëzve që, sipas saj, nuk e ndienin veten pjesë të atëhershme të RFJ-së.
Deklarata e saj u kritikua në Kosovë, Serbi dhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Daçiq e kishte mbrojtur publikisht Paunoviqin pas deklaratës, duke kundërshtuar akuzat ndaj saj dhe duke bërë pretendime për gjendjen e komunitetit serb në Kosovë.
Shfaqja e tyre e përbashkët në këtë video ka rikthyer në vëmendje deklaratat dhe qëndrimet e tyre publike lidhur me Kosovën.



Leave a Reply