Elijona Binakaj dhe Klodi Mhillaj duket se po përballen me një tjetër zhvillim në lidhjen e tyre, teksa gjithçka po lë të kuptohet se çifti mund t’i ketë dhënë fund raportit.
Sipas raportimeve të Prive, të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, ndërsa nga profilet e tyre janë zhdukur edhe fotografitë që kishin së bashku. Ky veprim ka rikthyer menjëherë dyshimet për një ndarje përfundimtare.
Kjo vjen pas një periudhe të vështirë për çiftin. Në fillim të shtatorit, Elijona kishte pranuar publikisht se marrëdhënia me Klodin po kalonte një fazë të rëndë, duke thënë se çdo lidhje ka problemet e veta dhe duke kërkuar që të mos përcaktohej se kush ishte “fajtor” apo “viktimë”.
Megjithatë, deri tani as Elijona dhe as Klodi nuk kanë bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për ndarjen. Ndryshimet në rrjetet sociale janë detaji kryesor që ka nxitur raportimet për fundin e lidhjes.
Çifti u bë i njohur për publikun gjatë Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa pas përfundimit të spektaklit lidhja e tyre vazhdoi edhe jashtë shtëpisë.



Leave a Reply