Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi është shfaqur pranë një Porsche 911 GT3 të vitit 2026.
Bëhet fjalë për një prej modeleve më sportive të markës gjermane, ndërsa sipas vlerësimeve të publikuara në mediat shqiptare, një Porsche 911 GT3 mund të kushtojë rreth 230 deri në 260 mijë euro, në varësi të konfigurimit dhe pajisjeve shtesë. Çmimi bazë i modelit në Gjermani raportohet të nisë nga rreth 211 mijë euro.
Fotografitë e Dakut pranë veturës së re janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë nxitur diskutime kryesisht për çmimin dhe modelin e zgjedhur nga futbollisti.
Daku, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare, është i njohur edhe për interesimin e tij ndaj automjeteve luksoze.



Leave a Reply