Presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur Kosovën gjatë fjalimit të tij sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York.
Gjatë fjalimit, Trump falënderoi disa shtete për gatishmërinë e tyre për të kontribuar me polici, trajnime dhe mbështetje në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Gaza. Në mesin e vendeve të përmendura ishte edhe Kosova, së bashku me Shqipërinë, Indonezinë, Marokun, Kazakistanin, Egjiptin dhe Jordaninë.
Trump e përmendi Kosovën edhe në kontekstin e marrëveshjeve të paqes që ai tha se administrata e tij ka ndihmuar të arrihen. Në këtë pjesë ai iu referua edhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmendja e Kosovës nga presidenti amerikan në fjalimin e tij në OKB vjen në një periudhë kur Prishtina vazhdon të kërkojë mbështetje ndërkombëtare dhe forcim të rolit të saj në arenën diplomatike.
Deklaratat e Trumpit janë pritur me interes në Kosovë, veçanërisht për shkak të rolit që SHBA-ja ka pasur ndër vite në çështjet e sigurisë dhe diplomacisë së Kosovës.



Leave a Reply