Kosova importoi 668.5 milionë euro mallra në gusht, deficiti tregtar arrin në 568 milionë

Kosova ka regjistruar një deficit tregtar prej 568 milionë eurosh gjatë muajit gusht 2026, sipas të dhënave të publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Gjatë këtij muaji, vendi eksportoi mallra në vlerë prej rreth 100.5 milionë eurosh, ndërsa importet arritën në 668.5 milionë euro. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, eksportet janë rritur për 31.9 për qind, ndërsa importet për 9 për qind.

Sipas të dhënave, eksportet kanë mbuluar vetëm rreth 15 për qind të importeve. Pjesën më të madhe të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, produktet minerale, ushqimet, pijet dhe duhani.

Ndërkaq, te importet dominojnë produktet minerale, ushqimet, pijet e duhani, automjetet, si dhe makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *