17 persona të arrestuar në Kosovë brenda 24 orëve – 27 aksidente me të lënduar

Policia e Kosovës ka raportuar një sërë rastesh në zona të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në total janë arrestuar 17 persona.

Sipas raportit, janë regjistruar raste të sulmeve fizike, dhunës në familje, vjedhjeve, aksidenteve dhe rasteve të tjera penale. Në Prishtinë, një shofer është arrestuar nën dyshimin se ka goditur me veturë një këmbësore, e cila ka marrë trajtim mjekësor.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm me thikë ndaj dy personave, ndërsa në Shtime dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vjedhjen e një telefoni celular.

Në bilancin 24-orësh janë raportuar 27 aksidente me persona të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale. Sipas statistikave të Policisë, nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *