Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Në imazhe, Vesa shfaqet e veshur me fustan të bardhë dhe vello, ndërsa pranë saj është Mirlind Daku. Në fokus janë edhe unazat, duke i dhënë fotografive pamje nga një moment i veçantë i çiftit.
Vëmendje të madhe ka marrë edhe barku i Vesës, i cili në disa prej fotografive duket i rrumbullakosur, duke nxitur reagime dhe komente nga ndjekësit.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim publik nga çifti nëse Vesa është shtatzënë, ndaj kjo mbetet vetëm një vërejtje që është bërë nga fotografitë e publikuara.



Leave a Reply