Sot, më 24 shtator, shënohen tre vjet nga sulmi i armatosur në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në vendin ku Bunjaku ra në krye të detyrës, sot është vendosur gurthemeli i obeliskut përkujtimor që do të mbajë emrin e tij. Ceremonia u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e trevjetorit të sulmit.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në një reagim për përvjetorin, nderoi kujtimin e Afrim Bunjakut dhe përsëriti thirrjen që autorët e sulmit të mbahen përgjegjës.



Leave a Reply