,

Tension para Parlamentit të Shqipërisë

Situata është tensionuar sot para Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e rendit.

Sipas raportimeve, policia kishte vendosur një kordon për të mos lejuar protestuesit të kalonin drejt Parlamentit. Një pjesë e protestuesve tentuan të çanin kordonin, ndërsa disa persona janë shoqëruar nga policia. 

Më vonë, Kuvendi vazhdoi me votimin e projektligjeve. Ndër vendimet e miratuara ishte edhe ai për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *