Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni është gjetur në një lokacion në Pejë, gjatë një kontrolli të zhvilluar më 23 shtator.
Sipas Policisë së Kosovës, janë gjetur një armë AK-47, dy mitraloza të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë.
Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe aktualisht mbetet nën hetim.



Leave a Reply