Aktori i njohur Brad Pitt, 62 vjeç, është shfaqur së fundmi në Festivalin e Filmit në San Sebastian krah të dashurës së tij, Ines de Ramon, 33 vjeçe.
Çifti, që ka një diferencë prej rreth 29 vitesh, u shfaq së bashku në premierën e filmit Heart of the Beast, ku Pitt mori vëmendjen me paraqitjen e tij. Ines u shfaq elegante pranë aktorit, ndërsa të dy pozuan para fotografëve.
Pitt dhe de Ramon janë lidhur publikisht që nga viti 2022 dhe gjatë viteve të fundit janë parë së bashku në disa evente të rëndësishme, përfshirë Festivalin e Filmit në Venecia dhe US Open.
Në rrjetet sociale, paraqitjet e çiftit kanë tërhequr vëmendje të madhe, veçanërisht për shkak të diferencës së moshës dhe faktit që Pitt vazhdon të komentohet për pamjen e tij.



Leave a Reply