Egli Tako ka vendosur t’i përgjigjet pyetjes që, siç thotë vetë, i bëhet më shpesh nga ndjekësit: “A je në një lidhje dashurie?”
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 4” u shpreh drejtpërdrejt se aktualisht është beqare.
“Meqenëse është gjithashtu një pyetje tjetër shumë e shpeshtë në këtë ask… Jo, nuk jam”, shkroi Egli, duke e shoqëruar përgjigjen me një dozë ironie për interesimin e vazhdueshëm të publikut ndaj jetës së saj private.
Jeta sentimentale e Eglit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, sidomos pas romancës së saj me Gjestin gjatë BBVA4. Me këtë përgjigje, ajo ka sqaruar se aktualisht nuk është në një lidhje.



Leave a Reply