“Jo në emrin tim”, protesta hyn në natën e tetë në Prishtinë – Yll Limani iu bashkua qytetarëve

Për të tetën natë radhazi, qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, të organizuar në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Yll Limani, i cili ishte i ftuar si mysafir i mbrëmjes. Në program morën pjesë edhe këngëtarja Leonora Jakupi, gazetari dhe veterani i luftës Resul Sinani, si dhe organizatorë e aktivistë të tjerë. 

Organizatorët përsëritën kërkesat e tyre ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa protesta u shoqërua me pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe me flamuj kombëtarë e të UÇK-së. 

Sipas raportimeve, OVL-UÇK ka paralajmëruar protesta në qytete të ndryshme të Kosovës më 25 shtator, nga ora 17:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *