Shqiptarë të shumtë janë mbledhur para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, ku kanë zhvilluar një protestë lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme, përfshirë “Drejtësi, jo politikë” dhe kërkesa për lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Protesta në New York është pjesë e tubimeve të zhvilluara nga shqiptarë në diasporë pas vendimit të 16 shtatorit. Protesta të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera të Evropës dhe në Kosovë.
Pamjet nga protesta kanë qarkulluar në rrjete sociale, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit shqiptar në SHBA dhe më gjerë.



Leave a Reply