17-vjeçari i Bayern Munichut trondit historinë e Kosovës, Erblin Osmani vendos rekord me “Dardanët”!

Erblin Osmani ka shkruar historinë e tij me fanellën e Kombëtares së Kosovës. Talenti i Bayern Munichut debutoi mbrëmë me “Dardanët” në ndeshjen ndaj Irlandës, duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Osmani debutoi në moshën vetëm 17 vjeç, 4 muaj e 5 ditë, duke marrë disa minuta në fund të takimit. Pavarësisht kohës së shkurtër në fushë, debutimi i tij ishte një moment i veçantë për futbollistin e ri, i cili më herët kishte përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat U16 dhe U17.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Franco Foda foli me vlerësim për 17-vjeçarin, duke theksuar se Osmani ishte paraqitur mirë në stërvitje dhe se i kishte kryer detyrat e tij me sukses gjatë minutave që iu dhanë.

“Është lojtar i të ardhmes për Kosovën”, deklaroi Foda pas ndeshjes, duke i dhënë edhe më shumë rëndësi debutimit të talentit të Bayern Munichut.

Për Osmanin, kjo ishte një natë historike dhe fillimi i një kapitulli të ri me fanellën e Kosovës. Talenti që është pjesë e sistemit të Bayern Munichut që nga viti 2017, tashmë ka bërë edhe hapin e parë me Kombëtaren A të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *