Aksion i madh policor në Gjilan: Dy në pranga, një në arrati – sekuestrohen armë dhe 836 fishekë

Një aksion policor është zhvilluar në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një person i tretë po kërkohet nga autoritetet.

Sipas informatave të rastit, të dyshuarit po hetohen për përfshirje në tregti të jashtëligjshme me armë dhe mjete shpërthyese, përfshirë importin, transportin, furnizimin dhe shitjen e paautorizuar të tyre.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë të gjatë dhe një pushkë ajrore, si dhe 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu, janë sekuestruar katër leje armësh, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Dy personat e arrestuar janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa personi i tretë vazhdon të jetë në kërkim. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përfshirjen e personave të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *