Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar sot protesta në qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestat janë planifikuar të nisin nga ora 17:00, ndërsa në Prishtinë protesta është paralajmëruar për në orën 21:00. Thirrjes u janë bashkuar edhe organizata dhe qytetarë në komuna të ndryshme të vendit.
OVL-UÇK ka bërë thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa cenuar rendin kushtetues. Organizata ka kërkuar gjithashtu nga institucionet dhe spektri politik që të ketë koordinim dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së deri në procesin e Apelit.
Në Prishtinë, tubimet kundër aktgjykimit kanë vazhduar për disa net me radhë në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protesta e sotme pritet të jetë pjesë e mobilizimit të organizuar në qytete të ndryshme të Kosovës.



Leave a Reply