Sipas Policisë së Kosovës, një rast grabitjeje është raportuar në Prishtinë, ku katër persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në banesën e një shtetaseje të huaj rreth orës 02:30.
Nga banesa, të dyshuarit dyshohet se kanë marrë para të gatshme, një telefon dhe disa çelësa. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori. Identifikimi dhe kapja e të dyshuarve mbetet pjesë e hetimeve.



Leave a Reply