49 aksidente dhe mbi 2,500 gjoba në 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar gjithsej 49 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 15 aksidente kanë shkaktuar lëndime, ndërsa 33 kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. Gjatë së njëjtës periudhë, Policia ka shqiptuar 2,520 gjoba trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *