Irani i propozon SHBA-së planin 7-ditor për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një plan shtatëditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit. Propozimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Araghchi-t, nëse SHBA-ja pranon kushtet e propozuara nga Teherani, afati shtatëditor do të nisë menjëherë. Irani kërkon që Uashingtoni të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane, të lehtësojë kufizimet ndaj eksporteve të naftës dhe të mbështesë një armëpushim që përfshin edhe Libanin.

Ministri iranian tha se masat fillestare mund të përfundojnë brenda katër deri në pesë ditë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit do të mund të rihapej në ditën e gjashtë. Në ditën e shtatë, sipas planit, do të rifillonin negociatat me SHBA-në për një marrëveshje më të gjerë, përfshirë çështjen e programit bërthamor iranian. Propozimi i është përcjellë Washingtonit përmes Katarit.

Megjithatë, zhvillimi mbetet i pasigurt. Reuters raportoi më 26 shtator se Wall Street Journal kishte shkruar se presidenti amerikan Donald Trump e kishte refuzuar propozimin, ndërsa një zyrtar amerikan kishte deklaruar se bisedimet përmes ndërmjetësve vazhdonin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *