Krijohet liga e re evropiane e futbollit për lojtarët me amputime

Një kompeticion i ri evropian i futbollit për lojtarët me amputime ka nisur në Bukuresht të Rumanisë, duke krijuar një mundësi të re për klubet nga vendet ku ende nuk ekzistojnë liga kombëtare të këtij sporti. Turneu i parë i EAFF Conference League u zhvillua më 23–25 shtator.

Në edicionin inaugurues morën pjesë katër klube nga katër shtete: FCSB nga Rumania, Maccabi Haifa nga Izraeli, AFAS FC nga Skocia dhe Panathinaikos AC PwD nga Greqia. Kompeticioni organizohet nga European Amputee Football Federation dhe është krijuar sipas modelit të garave evropiane të futbollit për klubet.

Trofeu i parë i kësaj lige shkoi te Maccabi Haifa, e cila në finale mposhti ekipin skocez Ayr United me rezultatin 4–0. Për futbollistin izraelit Ben Binyamin, i cili humbi këmbën e djathtë gjatë sulmit të Hamasit në festivalin Nova në vitin 2023, fitorja kishte një domethënie të veçantë. (

Organizatorët e kanë cilësuar kompeticionin si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit për personat me amputime në Evropë, veçanërisht për klubet që nuk kanë ende kampionate të rregullta kombëtare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *