Gjilani shtyn afatin për tenderin e Qarkores së qytetit

Komuna e Gjilanit ka ndryshuar afatin për dorëzimin e ofertave për projektin e ndërtimit të Qarkores së Gjilanit.

Sipas të dhënave zyrtare në platformën e-prokurimi, tenderi për projektin “Ndërtimi i qarkores së Gjilanit”, që përfshin edhe hartimin e projektit kryesor dhe lidhjet me rrugët nacionale N25.2 dhe N25.3 deri te Autostrada R7.1, ka vlerë të parashikuar prej 9,989,254 eurosh. 

Fillimisht tenderi ishte publikuar më 2 shtator, ndërsa më 24 shtator 2026 është publikuar një version i korrigjuar i dosjes së tenderit. Afati aktual për dorëzimin e ofertave është 5 tetor 2026, ora 14:00. 

Projekti synon të krijojë një qarkore që do të lidhet me rrugët nacionale dhe autostradën, duke shërbyer si një nga projektet kryesore të infrastrukturës rrugore në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *