
Taylor Swift pritet të jetë një nga protagonistet kryesore të MTV Video Music Awards 2026, ceremonia e të cilave zhvillohet të dielën, më 27 shtator, në Los Angeles.
Këngëtarja ka siguruar nëntë nominime, duke u renditur menjëherë pas Madonnës, e cila kryeson me 11. Swift konkurron ndër të tjera për Video of the Year me “The Fate of Ophelia” dhe për Artist of the Year.
Por vëmendja nuk do të jetë vetëm te çmimet konkurruese. Swift do të marrë MTV VMA Artist Director Honors, një çmim që jepet për herë të parë dhe që vlerëson punën e artistëve pas kamerës dhe kontributin e tyre në tregimin vizual përmes videoklipeve.

Gjatë mbrëmjes pritet gjithashtu të debutojë videoklipi i këngës së saj të re “Patient Zero”, i drejtuar nga vetë Swift dhe me Colin Farrell e Dakota Johnson.
Ceremonia do të drejtohet nga Snoop Dogg, ndërsa Madonna do ta hapë spektaklin me performancën e saj të parë live në VMAs pas 23 vjetësh.


Leave a Reply