Kjani Guri shfaqet në monitor në mes të protestës në Prishtinë

Në mes të protestës së zhvilluar në sheshin e Prishtinës, vëmendjen e qytetarëve e ka tërhequr edhe shfaqja e Prof. Kjani Gurit në një monitor të vendosur në hapësirën e protestës.

Guri, i cili njihet edhe për të kaluarën e tij si luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u shfaq në ekran para protestuesve, duke u bërë pjesë e atmosferës së tubimit.

Pamjet e tij në monitor u pritën me interes nga të pranishmit, ndërsa momenti është shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Shfaqja e figurave që kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së në ekranet e protestës ka sjellë një dimension tjetër emocional në tubimin e zhvilluar në qendër të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *