Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është rikthyer në Kosovë, këtë herë për një arsye krejtësisht familjare. Artistja shqiptare është parë në një dasmë të mbajtur në Pejë, qytetin nga i cili e ka origjinën familja e saj.
Sipas raportimeve të publikuara sot, Dua Lipa ka marrë pjesë në dasmën e një të afërmi të saj. Bëhet fjalë për Andin, djalin e hallës së këngëtares, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë edhe pamje nga atmosfera e dasmës.
Në disa prej pamjeve, Dua shihet mes të ftuarve duke shijuar festën dhe atmosferën tradicionale shqiptare. Prania e saj në Pejë ka tërhequr menjëherë vëmendjen, duke bërë që momentet nga dasma të shpërndahen me shpejtësi në rrjete sociale.
Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa tregon lidhjen e saj me Kosovën dhe veçanërisht me Pejën, prej nga e ka prejardhjen familja e saj. Këtë herë, ajo ka zgjedhur të jetë pranë familjarëve në një nga momentet më të rëndësishme të tyre.



Leave a Reply