,

Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë – synon postin e kryeministrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar të dielën dorëheqjen nga posti i presidentit, rreth shtatë muaj para përfundimit të mandatit të tij.

Vendimi i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në Serbi, ndërsa vendi pritet të zhvillojë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor.

Sipas Reuters, Vuçiq po synon të rikthehet në qeverisje përmes postit të kryeministrit. Ai mund të emërohet në këtë pozitë nëse Partia Progresive Serbe (SNS) arrin të formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve.

Dorëheqja vjen në një periudhë të rëndësishme politike për Serbinë, ndërsa zgjedhjet e ardhshme pritet të përcaktojnë edhe drejtimin e ardhshëm të vendit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *