Përleshje me armë e thikë në Veternik, dy të plagosur dhe 8 të arrestuar

Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me dy persona të plagosur dhe tetë të arrestuar në zonën e Veternikut në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 04:39, prapa një lokali, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave. Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka përdorur armë zjarri dhe ka plagosur një person, ndërsa një tjetër dyshohet se ka përdorur thikë, duke lënduar një person tjetër.

Të dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, tetë personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *