,

Infermierja sulmohet fizikisht gjatë detyrës në Prishtinë

Një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së saj në një shtëpi në rrugën “Pandeli Sotiri” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, infermierja kishte shkuar së bashku me ekipin e saj për t’i ofruar tretman mjekësor një personi.

Pas përfundimit të tretmanit, i dyshuari dyshohet se ka nisur një konflikt verbal me infermieren dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon procedimin e mëtejmë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *