Kuvendi i Kosovës po mban sot, më 28 shtator, seancë plenare, ku në rend dite janë përfshirë disa çështje të rëndësishme politike. Seanca ka nisur në orën 11:00 dhe përfshin, ndër të tjera, betimin e deputetëve dhe çështje të organizimit të Kuvendit.
Një prej pikave që pritet të tërheqë më së shumti vëmendje është deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026. Dokumenti është futur në rend dite për shqyrtim nga deputetët.
Në të njëjtën seancë pritet të trajtohet edhe zgjedhja e një nënkryetari të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të PDK-së, si dhe formimi i komisioneve parlamentare.



Leave a Reply