Nëntë persona ndalohen për 48 orë në Zubin-Potok, sekuestrohen armë, municion dhe mbi 23 mijë euro

Nëntë persona janë arrestuar në Zubin-Potok nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile. Operacioni, i koduar “Dosja 23”, është zhvilluar nga hetuesit e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe ka përfshirë bastisje në disa lokacione. 

Sipas Policisë dhe Prokurorisë Speciale, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, municion dhe katër predha. Në mesin e provave të sekuestruara janë edhe rreth 23 mijë euro dhe 60 mijë dinarë serbë. 

Rasti lidhet me hetimet e njohura si “Grupi i Intelektualëve”, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar përgjegjësinë e personave të dyshuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *