Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Abu Dhabi, ku është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë izraelit dhe është raportuar nga Reuters.
Sipas raportimeve, Netanyahu udhëtoi drejt Abu Dhabit të dielën dhe qëndroi atje për pjesën më të madhe të ditës, para se të kthehej në Izrael. Vizita nuk ishte paralajmëruar publikisht nga zyra e kryeministrit izraelit, ndërsa as Ministria e Jashtme e Emirateve nuk kishte dhënë menjëherë një koment zyrtar.
Takimi vjen në një periudhë të ndjeshme për marrëdhëniet në Lindjen e Mesme. Vizita ka marrë vëmendje edhe për shkak të raportimeve të fundit lidhur me një paralajmërim të pretenduar që presidenti i Emirateve i kishte bërë Netanyahut para sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.



Leave a Reply