Kosovari që drejtoi një treg online për kriminelë kibernetikë në SHBA

Ardit Kutleshi, 28-vjeçar nga Kosova, është deklaruar fajtor në SHBA për krijimin dhe drejtimin e Rydox, një platformë online ku kriminelët kibernetikë blinin dhe shisnin të dhëna të vjedhura personale, të dhëna bankare, kredenciale dhe mjete për kryerjen e mashtrimeve kibernetike.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Rydox kreu më shumë se 7,600 transaksione dhe gjeneroi të paktën 232 mijë dollarë nga shitja e të dhënave dhe mjeteve të lidhura me cybercrime. Viktimat përfshinin mijëra persona në SHBA. 

Kutleshi ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës në dhjetor 2024 dhe më pas ishte ekstraduar në SHBA gjatë vitit 2025. FBI dhe autoritetet kosovare bashkëpunuan në hetim, ndërsa domeni i Rydox u sekuestrua nga autoritetet amerikane. 

Tash, më 24 shtator 2026, Kutleshi është deklaruar fajtor për vjedhje të rëndë identiteti dhe komplot për pastrim parash. Dënimi i tij pritet të caktohet më 9 shkurt 2027; për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit ka minimum të detyrueshëm prej dy vitesh burgim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *