Pas 12 vitesh, Rita Ora më në fund merr patentën e shoferit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka kaluar testin e vozitjes dhe tashmë zyrtarisht është pajisur me patentë shoferi.

35-vjeçarja e ka konfirmuar lajmin përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shihet duke mbajtur certifikatën e re dhe duke pozuar pranë veturës së autoshkollës “Dollar Driving School” në Los Angeles.

Rita kishte nisur të merrte mësime për vozitje që në vitin 2014, por për më shumë se një dekadë nuk kishte arritur ta përfundonte me sukses procesin. Tani, pas rreth 12 vitesh, ajo më në fund e ka kaluar testin praktik.

Në postimin e saj, Rita ndau disa fotografi nga ditët e fundit dhe shkroi: “Ka qenë një javë”, duke shënuar kështu edhe këtë moment të veçantë në jetën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *