Gjendet pa shenja jete një person në Jelloc të Klinës, rasti nën hetim

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës.

Policia e Kosovës është njoftuar për rastin rreth orës 06:20, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe vazhdon të jetë nën hetim nga organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *