,

BE-ja me masa të reja për zgjerimin: Në fokus Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia

Komisioni Evropian po shqyrton masa të reja mbrojtëse në kuadër të zgjerimit të Bashkimit Evropian, teksa në procesin e anëtarësimit janë vende si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.

Sipas një dokumenti të publikuar të martën, propozimet synojnë të krijojnë mekanizma që do të mund të përdoren nëse një shtet i ri anëtar largohet nga parimet demokratike ose krijon probleme në funksionimin e BE-së.

Mes masave të propozuara përfshihen kufizime të përkohshme në disa fusha pas anëtarësimit, si dhe mundësi për pezullimin e disa të drejtave të një vendi të ri anëtar në rrethana të caktuara.

Komisioni Evropian pritet ta prezantojë më gjerësisht propozimin gjatë ditëve në vijim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *