,

Kim Kardashian merr një kërkesë të pazakontë nga një fans – ai i kërkoi asaj të nënshkruante një çantë ‘Birkin’ në vlerë prej rreth 40 mijë eurosh

Kim Kardashian u përball me një kërkesë aspak të zakonshme gjatë një eventi të SKIMS në Shanghai.

Një fans iu afrua yllit amerikan me një Hermès Birkin të kuqe prej lëkure krokodili dhe i kërkoi që të firmoste direkt mbi çantë. Kim fillimisht hezitoi, pasi bëhej fjalë për një aksesor luksoz me vlerë shumë të lartë, por në fund pranoi dhe e nënshkroi me një marker të artë. 

Sipas Page Six, një Birkin 35 pothuajse identike vlerësohet rreth 44,500 dollarë, ndërsa disa raportime të tjera kanë dhënë një vlerë edhe më të lartë për çantën e fansit. 

Momenti u bë viral në rrjetet sociale, ndërsa Kim, teksa po firmoste, e përshkroi situatën si diçka që i dukej “e paligjshme” dhe “blasfemuese”. 

Tash pyetja që po qarkullon online është: a ia rriti autografi i Kim Kardashian vlerën Birkin-it, apo e prishi një çantë koleksioni?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *