,

Ariana Grande tërhiqet nga vëmendja publike dhe shijon ditët e qeta në Los Angeles

Pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine”, Ariana Grande po shijon një periudhë më të qetë larg vëmendjes së vazhdueshme mediatike.

Sipas Page Six, këngëtarja po qëndron në Los Angeles dhe po kalon kohë me të dashurin e saj, Ricky Alvarez, me të cilin thuhet se e ka rikthyer lidhjen këtë verë, rreth një dekadë pas ndarjes së tyre në vitin 2016. 

Çifti u pa për herë të fundit më 24 shtator në Universal Studios Hollywood, gjatë “Halloween Horror Nights”. Sipas raportimeve, ata u përpoqën të qëndronin larg vëmendjes, por u fotografuan së bashku. 

Grande kishte paralajmëruar më herët se do të bënte një pauzë nga paraqitjet publike pas përfundimit të turneut, pas një periudhe të ngarkuar me muzikë, filma dhe promovime. 

Megjithatë, pauza nuk pritet të zgjasë përgjithmonë. Ariana pritet të rikthehet në vëmendjen publike gjatë vjeshtës për të promovuar filmin “Focker-In-Law”, ku luan përkrah Ben Stiller, Robert De Niro dhe aktorëve të tjerë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *