Përmbytje vdekjeprurëse në Azi, miliona njerëz të prekur nga moti ekstrem

Reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në disa vende të Azisë, veçanërisht në Indi, Nepal dhe Tajlandë.

Në Tajlandë, përmbytjet kanë prekur më shumë se 2.6 milionë njerëz në 29 provinca dhe Bangkok. Sipas autoriteteve, rreth 940 mijë familje janë prekur, ndërsa janë raportuar të paktën 23 viktima. 

Në Nepal, reshjet e fuqishme kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 1,000 familje janë prekur dhe qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar. 

Ndërkohë, në Indinë veriore, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, me dhjetëra viktima dhe mijëra banorë të evakuuar nga zonat e rrezikuara. 

Autoritetet në vendet e prekura po zhvillojnë operacione shpëtimi dhe evakuimi, ndërsa në disa zona janë dhënë paralajmërime për përmbytje të mëtejshme dhe rritje të nivelit të lumenjve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *