30 mijë fidane të reja do të mbillen në Malin Sharr

Në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” do të mbillen 30 mijë fidane të reja, si pjesë e një projekti për rigjenerimin e sipërfaqeve pyjore të dëmtuara.

Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” dhe organizata “Pure Promise” kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi, e cila parasheh pyllëzimin e 12 hektarëve. Kjo nënkupton rreth 2,500 fidanë për hektar. 

Projekti nuk përfundon me mbjelljen. Sipas marrëveshjes, fidanët do të kenë mirëmbajtje dhe kujdes për dy vite, me qëllim rritjen e shkallës së mbijetesës dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm. 

Drejtori i Parkut Kombëtar, Evzal Elmazi, tha se pyllëzimi synon të ndihmojë në rikthimin e ekosistemeve pyjore dhe rritjen e qëndrueshmërisë së tyre ndaj ndryshimeve klimatike. Mbjellja pritet të zhvillohet gjatë stinës së vjeshtës, e cila konsiderohet periudhë e përshtatshme për këtë proces. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *