Maroku ka bërë histori. Mbreti Mohammed VI ka emëruar të martën, më 29 shtator, Fatima Ezzahra El Mansouri në krye të qeverisë, duke e bërë atë gruan e parë që mban postin e kryeministres në historinë e Marokut.
El Mansouri, 50 vjeçe, është avokate dhe ka shërbyer më parë si ministre e Planifikimit Urban dhe si kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Ajo është gjithashtu koordinatore e Partisë së Autenticitetit dhe Modernitetit (PAM).
Emërimi erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 23 shtatorit, në të cilat PAM fitoi 97 nga 395 ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve. El Mansouri tashmë është ngarkuar të formojë qeverinë e re dhe do të duhet të negociojë krijimin e një koalicioni.
Qeveria e re do të përballet me çështje të rëndësishme ekonomike dhe sociale, ndërsa një prej detyrave kryesore do të jetë edhe përgatitja e Marokut për Kupën e Botës 2030, të cilën vendi do ta organizojë së bashku me Spanjën dhe Portugalinë.
Me këtë emërim, El Mansouri bëhet gjithashtu gruaja e dytë kryeministre në botën arabe, pas Najla Bouden të Tunizisë.



Leave a Reply