Ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Në seancën e sotme janë paraqitur të akuzuarit për rastin, ndërsa seanca është mbajtur në kuadër të procesit që lidhet me shpërthimin e nëntorit të vitit 2024 në kanalin e ujësjellësit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohen për dëmtimin e infrastrukturës kritike dhe vepra të tjera penale që lidhen me sulmin.
Rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë, ndërsa të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.



Leave a Reply