Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora ka shprehur mbështetjen e saj për protestën “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë.
Dora ka shpërndarë në rrjetet sociale njoftimin për protestën, duke iu bashkuar kështu figurave publike që kanë përkrahur thirrjen për pjesëmarrje.
Protesta është paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu”, me fillim në ora 16:00, dhe organizohet në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.



Leave a Reply