Ish-kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetimore të BE-së, Clint Williamson, ka folur për mënyrën se si u krijuan pritshmëritë në Kosovë para aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëakuzuarve të tij.
Në një intervistë për BIRN, Williamson tha se autoritetet dhe komentuesit në Kosovë, sipas tij, nuk kishin bërë mjaftueshëm për të përgatitur publikun edhe për mundësinë që Thaçi dhe të tjerët të mos liroheshin.
Williamson tha gjithashtu se gjetjet e hetimit të udhëhequr prej tij në vitin 2014 ishin në masë të madhe në përputhje me gjetjet e mëvonshme të Dhomave të Specializuara. Ai theksoi se hetimi nuk ishte kundër UÇK-së si organizatë, por kishte të bënte me përgjegjësinë individuale të personave në pozita udhëheqëse.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin e shkallës së parë: Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet. Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë dhe afati për njoftimet e apelit është zgjatur deri më 27 nëntor 2026.



Leave a Reply