Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta procedojë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Reagimi i saj vjen pasi Qeveria procedoi në Kuvend 11 projektligje, por në mesin e tyre nuk ishte përfshirë projektligji për Dhomat e Specializuara. Deliu-Kodra ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.
PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare përderisa projektligji të mos procedohet. Sipas Deliu-Kodrës, nisma ligjore e PDK-së ishte përcjellë nga Kuvendi në Qeveri më 23 shtator.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar më herët se po e analizon projektligjin dhe se nuk dëshiron të nxitojë në një çështje që, sipas ministres Donika Gërvalla, kërkon ekspertizë dhe kujdes të veçantë.



Leave a Reply