,

Kurti për presidentin: “Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime”

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se aktualisht nuk ka një emër të ri për presidentin e Kosovës, duke theksuar nevojën për vazhdimin e takimeve dhe konsultimeve mes partive politike.

Deklarata vjen në një moment kur partitë politike kanë mbetur pa marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, ndërsa 6 tetori është afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse presidenti nuk zgjidhet deri atëherë, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh. 

PDK-ja ndërkohë ka kërkuar që fillimisht të trajtohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka deklaruar se më pas është e hapur për diskutime rreth presidentit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *