Momente tensioni në avion: Pasagjerët ndërhynë për të shmangur tragjedinë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim që po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, ku sipas raportimeve, bashkëpiloti dyshohet se pati një konflikt me pilotin.

Pasagjerët dhe ekuipazhi kanë ndërhyrë, ndërsa avioni është devijuar dhe ka realizuar ulje emergjente në Arabinë Saudite.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar dhe të gjithë udhëtarët kanë dalë të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *